Pezullimi i kampionatit e ka një të mirë për Mourinhon, vjen lajmi i madh për të!

24 Mars 2020
14:12
back button

Kampionatet thuajse në të gjithë Botën janë ndalur dhe futbolli ka thënë STOP për shkak të Coronavirusit. Padyshim nuk është aspak një moment i mirë, por kjo ndalesë, duket se i ka bërë mirë Tottenhamit të Jose Mourinhos.

Kjo për arsyen se lojtari më i rëndësishëm i ekipit është në hapat e fundit drejt rikthmit në fushën e lojës. Bëhet fjalë për Harry Kane, i cili prej kohësh është i dëmtuar. Anglezi po ecën mjaft mirë me fazën e rikuperimit.

Sipas mediave në ishull, Kane do të jetë gati në momentin që Premier League do të rinisë. Padyshim një lajm i madh për Mourinhon, i cili do të ketë në dispozicion sulmuesin në javët decizive të Premier, me Tottenham që kërkon të marrë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit