Pezullimi i Sanchos, Dortmundi merr vendim për ndeshjen ndaj Interit

20 Tetor 2019
12:34
Eraldo Harlicaj
back button

Jadon Sancho u pezullua nga Dortmundi për ndeshjen kundër Monchengladbachut. Anglezi u kthye me vonesë pas ndeshjeve kombëtare dhe u la jashtë nga trajneri Favre për thyerje të disiplinës. Gjermanët e kanë gjobitur me para dhe një ndeshje, por për sfidën e rëndësishme të Championsit kundër Interit, i riu do të jetë në skuadër. 

Drejtori sportiv, Michael Zorc, foli në lidhje me dënimin e yllit të ekipit. “Nuk ishte një vendim i lehtë, sidomos në situatën ku ndodhemi ne. Duhet të ndërmerrnim sanksione si në aspektin momentar si në pezullimin e lojtarit për sfidën ndaj Monchengladbachut. Ai është ende shumë, shumë i ri dhe ka nevojë të mësojë të sillet në mënyrë profesionale, prandaj i duhen vendosur limite”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit