Phoenix bën ligjin në NBA, Curry nuk mjafton për Golden State

21 Janar 2022
8:44
Telesport
back button

Phoenix konsolidon edhe më shumë pozitat në krye të renditjes në NBA, pas fitores 109-101 arritur sot në fushën e Dallas. Një tjetër ndeshje e mirë e Booker për Suns, autor i 28 pikëve, ndërsa 28 pikët e Doncic për teksanët mbetën për statistikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 121-117 në fushën e saj nga Indiana. 7 lojtarë të ekipit të Indiana, përshi 5 titullarët, realizuan mbi 10 pikë, ndërsa 39 pikët e Stephen Curry për Warriors mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe New Orleans, që mposhti 102-91 New York, ndeshje ku u dallua Valancinuas me 18 pikë e 10 rebound.

NBA – Rezultatet e some

Dallas – Phoenix, 101-109

New York – New Orleans, 91-102

Golden State – Indiana, 117-121

Lajme të tjera

Lajmet e fundit