Phoenix mposht në sekondën e fundit Clippers dhe i afrohet titullit

23 Qershor 2021
8:10
Telesport
back button

Phoenix udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve finale në Konferencën e Perëndimit në NBA, pas fitores 104-103 ndaj Clippers në takimin e dytë. Skuadra e Suns e shfrytëzoi mjaft mirë faktorin fushë në dy sfidat e para, duke i fituar të dyja ato.

Ndeshje me rivalitet dhe emocione, vendosur në sekondat e fundit në favorin e Phoenix. Më i miri në fushë për vendasit ishte Payne me 29 pikë, mbështetur nga Ayton me 24 pikë e 14 rebound si dhe Booker me 20 pikë.

Në kahun tjetër, mungesa e Leonard, i dëmtuar, ndihet shumë te Clippers. Më i miri për miqtë ishte George me 26 pikë, ndërsa Jackson realizoi 19 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Nesër nisin finalet play off edhe në Lindje.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Atlanta

Konferenca e Perëndimit –Finale Play off

Phoenix – Clippers, 104-103 (2-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit