Phoenix skuadra më e mirë në NBA, fitojnë edhe Chicago e Cleveland

25 Janar 2022
8:45
Telesport
back button

Phoenix vijon të jetë skuadra më e mirë e NBA-së, duke fituar edhe sot ndaj Utah Jazz, me rezultatin 115-109. Ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, ku për Phoenix u dallua i zakonshmi Kevin Booker me 33 pikë, mbështetur edhe nga Chris Paul me 27 pikë e 14 asist.

Fitore në sekondat e fundit korri Cleveland, që mundi 95-93 New York, sfidë ku diferencën në parket e bëri Love, me 20 pikë e 11 rebound. Chicago vijon të jetë në garë për kreun në Lindje, duke fituar sot 111-110 ndaj Oklahoma. Tri lojtarë të Bulls realizuan mbi 20 pikë.

Vucevic ishte më i miri me 26 pikë e 15 rebound, mbështetur edhe nga Dosunmu me 24 pikë e LaVine me 23 pikë. Skuadra e New Orleans, falë 25 pikëve të Graham triumfoi 117-113 ndaj Indiana.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – New York, 95-93

New Orleans – Indiana, 117-113

Oklahoma – Chicago, 110-111

Phoenix – Utah Jazz, 115-109

Lajme të tjera

Lajmet e fundit