Piatek i pandalshëm, është vit rekordesh

22 Mars 2019
10:07
back button

Krzysztof Piatek nuk ka të ndalur, shënon kudo, ndaj thuajse çdo rivali, nuk ka rëndësi me cilën fanellë veshur. Pas golave pa fund te Genoa, erdhën ata te Milani dhe për të treguar që është lojtar ndërkombëtar, sulmuesi i dha fitoren Polonisë të enjten në mbrëmje në Austri.

Vetëm 10 minuta iu deshën sulmuesit kuqezi, i cili u fut në sfidën e bllokuar te shifrat 0-0 në Austri dhe në minutën e 69-të shënoi golin vendimtar, duke treguar edhe një herë se ka një nuhatje të jashtëzakonshme në zonën kundërshtare.

Piatek kishte shënuar edhe në sfidën Poloni-Portugali 2-3, që do të thotë 2 gola në 3 ndeshje në kombëtare. Nëse llogaritim edhe golat në nivel klubi, janë 29 gola këtë sezon: 19 gola në Serinë A (13 me Genoa e 6 me Milan) dhe 8 në Kupën e Italisë (6 me Genoa e 2 me Milan). Shifra mahnitëse, që kanë vlejtur disa rekorde deri tani dhe sezoni nuk ka mbaruar, sepse Piatek kërkon të kapë 40 golat.

Gjithçka prek polaku kthehet në ar, Milani lutet që kjo formë të vijojë deri në maj dhe ndërkohë vlera e tij rritet nga muaji në muaj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit