Piatek te Milani, në zbulim të pistoletës polake që “u bekua” nga Papa Wojtyla mes fushave të grurit dhe topit!

22 Janar 2019
19:20
Anton Cicani
back button

Kur do të dalim të pimë diçka? "Piatek"! Nuk është përgjigjia e ndonjë tifozi të çmendur të Genoas, apo tashmë Milanit. Thjesht, një ditë si të gjitha në javë, të cilën mezi e presim, pasi është shkarkimi i stresit dhe nervave në shumicën e rasteve. Shkruhet "piatek", lexohet "e premte". Të paktën, në Poloni, pasi aty ka atë domethënie. Sepse, në Itali, Piatek do të thotë "vrasës" ose ndryshe "pistoleta", ai që sa herë që shënon, poston një foto me një emoji të vogël të një pistolete lodre jeshile, që i ngjan atyre superlikuidatove të famshme  që përdornim kur ishim fëmijë.

Pra, ku ishim? A po, në Poloni! Të shkruajturat "Piatek" janë kudo: dyqane, hotel, restorante, targa dhe pallate. Por, kjo nuk është merita e tij, djaloshit që çdo gjë që prek e kthen në ar. Thjesht, faji i të premtes.

Polonia e Piatekut është asfalt dhe fshatra, fusha futbolli dhe përreth fusha gruri. Kufiri mes rritjes dhe arratisjes është i vogël, ashtu si ironia e qytezës së vogël, Niemza, rajoni i Xhierzoniovit dhe zv/kryebashkiakut. Quhet Andrezj Bolisega dhe deri disa kohë më parë bënte trajnerin si profesion, me rezultate të kënaqshme, duke qenë se ai që zbuloi Piatek ishte pikërisht ky zotëri, kur bomberi i Genoas dhe tashmë i Milanit ishte një djalosh 11 vjeç. Një "trazovaç" apo "bad boy", sipas tregimit.

Kur futbolli ishte një nga zbavitjet e mëdha dhe atëherë, shpesh, në vend që të prezantohej në stërvitje, Piatek preferonte të qëndronte pas shtëpisë së tij, në Niemza, duke hedhur gura. Në Bashkinë e Dzierzonioë ekziston një mur që i dedikohet të gjithë atyre që kanë bërë diçka për ta bërë të famshëm këtë qytezë të vogël të humbur në fshatrat polake: shumë shpejt – thotë Bolisega – edhe emri i Piatek do të përfundojë aty. Tani, në vend që të hedhë gurë, djaloshi vrapon në fushat e Serisë A dhe hedh topin në rrjetë (13 gola në 19 ndeshje dhe 19 gola në 21 ndeshje, përfshirë edhe Kupën e Italisë).

Nga qyteti i lindjes së Piatekut, në etapën e dytë. Jemi në Katovice. Pak kilometra larg ka lindur Papa Giovanni Paolo II, Karol Wojtyla. Pak më larg, një tabelë tregon stadiumin "GKS Katowice" që prek stërvitjet e kombëtares së Polonisë. Piatek buzëqesh, bën shaka me Leëandoëskin dhe e admiron. Kurrë nuk e ka çuar ndër mend t'i marrë vendin e pasardhësit, edhe pse të gjithë në Poloni betohen se do ta bëjë shumë shpejt.

Një larg (me makinë) shfaqet e bukura Krakovia, elegante, mesjetare dhe e rafinuar. Sigurisht, të duket si një nga ato qytetet me të cilat dashurohesh me shikim të parë, por tifozët u dashuruan me shumë me atë biond që do të shënonte 21 gola. Skuadra është e fundit në renditje dhe ka humbur derbin me Wislan 0-2. Trajneri Probierz është i xhindosur sepse skuadra nuk ka luajtur ashtu si do të donte. Një vit më parë, aty, luante ai djali i gjatë me numër 99 pas krahëve, fanellë që e la si kujtim pasi e firmosi. Ish-shokët e skuadrës e tregojnë si një futbollist që nuk ndalonte as në stërvitje për të marrë frymë dhe ka vetëm një objektiv: ta dërgojë topin në rrjetë.

Në Poloni nisi Piatkomania, por nga ajo 99 mbeti vetëm një 9, sepse askush nuk pati guximin të trashigimonte atë fanellë.

Vjen vera e vitit 2018… Enrico Preziosi, presidenti i Genoas, kërkon një sulmues. Raportimi vjen nga Polonia. "Eshtë njëri te Cracovia. Ka shënuar një thes me gola, shiheni njëherë sepse nuk kushton shumë". 

Duhen 4 mln euro për ta blerë dhe Genoa nuk e ka problem. Sheh disa video, golat dhe stilin e lojës. "Ok, e provojmë. Fundja, bast i humbur nuk është sepse me 4-5 mln e shet kur të duash", do të ketë menduar Preziosi. Piatek niset me të fejuarën e tij me makinë për në Itali. Janë 1500 km por pak rëndësi ka për biondin 183 centimetra të gjatë. Nuk janë shumë, por as edhe pak.


"Me rrogën e parë bleva një makinë, një skoda. Më mjafton". Me atë udhëtoi drejt Genoas.

Në anën tjetër, Michal Probierz, trajneri që e stërviti te Cracovia, lëshon bombën: “Shumë shpejt do të vlejë 30 mln euro, do ta shihni…". Gabohesh Probierz, 35 mln euro, pse edhe më shumë, në sajë të bonuseve…

"Kur thashë se Lewandowski do të kërkohej nga shumë klube, kur ishte ende i ri, nisën të më qeshnin në fytyrë. Fitova unë, ashtu si do të fitoj përsëri. E them të njëjtën gjë edhe për Piatek, vetëm kini pak durim…".

Të Genoa nis të shënojë sistematikisht. Dy prekje të topit dhe "boom", në rrjetë. E majtë, e djathtë, kokë. Deri në javën e 8-të të kampionatit të duket sikur është thjesht rastësi, më pas e kuptojnë se ky bomber i ardhur nga Polonia e ka shumë seriozisht. 13 gola në 19 ndeshje kampionat, plus edhe 6 në Kupën e Italisë. Ronaldo e takon në sfidën Juventus-Genoa. Ai e sheh me admirim CR7, i cili ndoshta mendon: "ky këtu po hahet me mua për titullin si golashënues?! Bahh…".

Higuain quhet fati i tij… Mendoni pak, Pipita qëndron kuqezi, nuk ikën te Chelsea dhe nuk prishet me drejtorin Leonardo. Piatek vijon në Genoa, por Milani largohet. Sigurisht, në verë do të kishte të tjera oferta, por fati është shkruar: do të vishet kuqezi. Do të fitojë 2 mln euro në sezon nga 400 mijë që merrte te Genoa.

Eshtë e martë, 22 janar 2018… Jo "Piatek", e premte. Por, pak rëndësi ka. Djaloshi që hidhte gurë disa km larg Papa Wojtylas,

Lajme të tjera

Lajmet e fundit