Piatek u zhbllokua pas 100 ditësh, ja si e feston golin në rrjetet sociale

16 Shtator 2019
11:06
Alfred Lleshi
back button

Milani mundi të dielën në mbrëmje Hellas Verona në “Bentegodi”, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Njeriu i fitores së kuqezinjve ishte Krzysztof Piatek, i cili më në fund gjeti rrugën e rrjetës pas rreth 100 ditësh agjërimi.

Polaku, pasi e shfryu të gjithë zhgënjimin e tij në festimin e “rrjetës” së vetme të kësaj sfide, pas ekzekutimit të saktë të penalltisë, përdori rrjetet sociale për të shprehur gjithë gëzimin për kthimin te goli dhe për fitoren e dytë në kampionat të Milanit. “Love this feeling” – ishte mesazhi i shkurtër, por mjaft domethënës i sulmuesit të kuqezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit