“Pilotët e pavaksinuar nuk do të lejohet në garojnë në Melburn”

21 Janar 2022
9:36
Telesport
back button

Rasti i tenistit Novak Djokovic, që u përjashtua nga Australia pasi nuk ishte i vaksinuar, duke mos luajtur në grand slam, duket se ka vënë para përgjegjësisë organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë që ajo që ndodhi një javë më parë me tenistin serb të përsëritet me pilotët në garën që do të zhvillohet në mesin e prillit në Melburn.

Në Australi nuk janë zhvilluar dy garat e fundit të Formula 1 dhe gjatë kësaj kohe janë zhvilluar 41 gara, që kanë patur dinamikën e historinë e tyre në lidhje me pandeminë Covid-19. Çdo shtet ka rregullat e tij dhe Formula 1 ka treguar se di të veprojë, duke garantuar vijimin e kampionatit. Gjithsesi, ne kemi rregullat tona dhe çdo personel që do të hyjë në Australi duhet të jetë i vaksinuar”.

Ka qenë kjo deklarata e bërë nga Andrew Westacott, shefi i garës së Australisë në Formula 1, e cila do të zhvillohet në Melburn Park në prill. “Të gjithë duhet të jenë të vaksinuar, pilotë dhe staf. Të gjithë ata që do të dalin pozitivë pas mbërritjes nuk do të lejohen të qëndrojnë në bokse. Kjo vlen edhe për MotoGP”, u shpreh Andrew Westacott.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit