Piloti i Ferrari korr “pole position” e parë në karrierë, lë pas Verstappen e Leclerc

2 Korrik 2022
17:08
Telesport
back button

Piloti spanjoll Carlos Sainz me Ferrari siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Silverstone (Angli). Në një pistë të lagur, për shkak të shiut që binte gjatë gjithë provave zyrtare, ai dha kohën 1’40”983, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull.

Këta dy pilotë do ta nisin garën e nesërme nga vija e parë. I treti u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari. Surprizë koha e dhënë nga Sainz, që befasoi në xhiron e fundit të shpejtë, duke lënë pas të gjithë pretendentët për titull, duke shpresuar për fitoren e parë në karrierë nesër në garë.

Provat e sotme zyrtare ishin me shumë të papritura, me pistën e lagur që thahej vazhdimnisht e kohët përmirësoheshin. Në këto prova u dallua edhe Lewis Hamilton me Mercedes, i pesti, pas Sergio Perez (i katërti) me makinën tjetër Red Bull. Në “top-10” edhe Norris, Alonso, Russell, Zhou e Latifi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit