Piloti i Ferrarit nuk e prish terezinë: Incidenti? Gjëra që ndodhin

19 Nëntor 2019
12:55
Telesport
back button

Charles Leclerc i është rikthyer sot incidentit që ndodhi mes tij dhe Sebastian Vettel në garën e Çmimit të Madh të Brazilit, ku dy pilotët e Ferrarit patën një kontakt mes tyre në pistë. Kontakt që i hodhi të dy pilotët “KO”, dukë bërë që makina italiane të mos merrte asnjë pikë. Ky incident ishte totalisht i panevojshëm, pasi të dy pilotët kishin shanse për të fituar garën dhe në fund të dy u tërhoqën.

Kush është fajtori? Nuk më pëlqen të flas shumë për këtë ngjarje. Raporti mes meje dhe Vettel nuk do të ndryshojë, marrëdhënia do të jetë njësoj edhe në të ardhmen. Jemi të dy të rritur dhe kuptojmë se këto janë gjëra që ndodhin. Ishim të dy në duel për vendin e tretë në atë moment dhe ai aksident erdhi në çastin e gabuar”, u shpreh Leclerc.

Piloti monogask pranon se kjo ngjarje do të rritë edhe më tej rivalitetin mes tyre, sidomos vitin e ardhshëm, me “kokëkuqen” që do të duelojë për titull. “Sigurisht që të dy duam të fitojmë, ndaj kjo ngjarje do të rrisë rivalitetin. Gjithsesi, në të ardhmen duhet të evitojmë përplasjet dhe të duelojmë në pistë, duke i dhuruar Ferrarit fitoren”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit