Piloti lë spitalin pasi i mbijetoi aksidentit dhe flakëve, ja kush e zëvendëson

1 Dhjetor 2020
11:37
Telesport
back button

Piloti franko-zviceran Romain Grosjean do të lërë sot spitalin, pas aksidentit që pësoi ditën e diel në garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1. Makina e tij Haas u nda në dy pjesë dhe u përfshi nga flakët, por për fat të mirë piloti doli vetë, duke mos pësuar asnjë dëmtim serioz.

Romain ka kaluar natën në spital dhe rikuperimi vijon. Nuk ka asnjë dëmtim të rëndë, veç disa djegieve në dorë, për të cilat po kurohet. Sot do të dalë nga spitali dhe do të qëndrojë në shtëpi”, thuhet në komunikatën e Haas. Piloti është shtruar në spitalin ushtarak të Bahrein.

Ndërkohë, në garën e radhës të Formula 1, atë që do të zhvillohet këtë fundjavë në Bahrein, Romain Grosjean nuk do të pilotojë. Vendin e tij do ta zërë Pietro Fittipaldi, nipi i një prej ikonave të këtij sporti, Emerson Fittipaldi (kampion bote në vitet 1972 dhe 1974).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit