Piloti spanjoll: Bëra gabim që garova 4 sezone te Yamaha

10 Janar 2022
9:42
Telesport
back button

Piloti spanjoll Maverick Vinales konsiderohej si një nga talentet e MotoGP, teksa triumfonte në pistë me motorin Suzuki. Më pas erdhi transferimi te Yamaha, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhej dhe në mesin e sezonit të kaluar ai u largua nga motori japonez. Vinales nënshkroi me Aprilia, ku edhe debutoi vjet, ndërsa këtë vit synon të rikthehet protagonist në pistë.

Gjithsesi, spanjolli që deri dy vite më parë ishte shok skuadre me Valentino Rossi, është penduar që u largua nga Suzuki. “Nuk dua të flas shumë për të shkuarën, por është e qartë që bëra një gabim që u largova nga Suzuki. Kishim një motor të mirë, por Yamaha ishte fituese, ndaj zgjidha atë rrugë. Gjërat nuk shkuan ashtu si duhet, por tani tek Aprilia jam sërish i lumtur”, tha 26-vjeçari Vinales.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit