Pilotja spanjolle poston foton horror pas operacionit në shtyllën kurrizore

24 Shtator 2020
10:21
Telesport
back button

Pilotja 23-vjeçare spanjolle e garave të motoçiklizmit Ana Carrasco është femra e parë që është shpallur kampione në garat e kategorisë Supersport 300 në vitin 2018. Këtë vit, ajo ka qenë viktimë e një aksidenti të rëndë, ku rrezikoi të mbesë e paralizuar, për shkak të frakturës së disa vertebrave.

Për fat të mirë, pilotja e Kawasaki arrin të shohë dritë në fund të tunelit, ndërkohë që pamja e postuar në rrjetet sociale pas operacionit që ka bërë në shtyllën kurrizorë është e frikshme.

Thonë se ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Mirë. Ja ku jemi këtu, me dëshirën e madhe për t’u rikthyer më e fortë se kurrë”, shkruan Ana Carrasco në rrjetet sociale, duke postuar foton pas operacionit të kryer në shtyllën kurrizore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit