Pioli-Conte dhe Ibra-Lukaku…; Ancelotti analizon derbin mes Interit dhe Milanit

16 Tetor 2020
9:37
Alfred Lleshi

Trajneri i Everton flet për derbin e Milanos dhe klubin e tij: “Nesër unë do të luaj kundër Liverpool-it të Klopp. Ne nuk kemi fituar prej 10 vitesh në derbin e Merseyside, por kësaj here arrijmë mjaft mirë. Derbi i Milanos? Maldini dhe Pioli kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”.

Përmes një video-telefonate, “Carltetto” flet me “Gazetta dello Sport” nga zyra e tij, me maskë dhe syze: “Ne kemi një inspektor të Premier League, që na monitoron në qendrën teknike çdo ditë. Protokolli duhet të zbatohet sikurse është shkruar në letër”.

MILANI DHE INTERI – “Milani po bën mirë. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë gjashtë muajve të fundit. Interi u forcua në verë, mund të thyejë hegjemoninë e Juventusit. Në përgjithësi, më duket Serie A më e pasigurt e dekadës së fundit”.

PIOLI DHE CONTE – “Stefano është një person me vlera, si burrë dhe si profesionist. CV e tij  është e qartë; ka arritur rezultate të shkëlqyera në të gjitha ekipet që ka drejtuar. Conte është një profesionist i shkëlqyeshëm. Ne flasim ndonjëherë në telefon, ai ka një dëshirë të egër për ta përmirësuar veten dhe për ta zgjeruar kulturën mbi futbollin. Njerëz si ai i bëjnë skuadrat të fitojnë”.

IBRAHIMOVIC DHE LUKAKU – “Ibra është Ibra. Kur të gjesh një futbollist si ai, ke bërë “bingo”. Motivimi dhe krenaria kanë qenë gjithmonë forca e tij, por Ibra është një profesionist absolut. Këtu tek Everton, Lukaku la një kujtim të shkëlqyeshëm. Të gjithë flasin shumë mirë për të. Nuk e njoh, por konstatoj një futbollist me personalitet dhe karakter nga fusha. Ai është një sulmues modern. Përtej golave, puna e madhe në shërbim të ekipit duhet të merret parasysh”·

Lajme të tjera

Lajmet e fundit