Pioli dhe e ardhmja e Donnarumma te Milani: Maldini ishte i qartë…

17 Prill 2021
14:53
Alfred Lleshi
back button

“Donnarumma? Si trajner, vazhdimisht flas me lojtarët e mi. Biseduam për ndeshjen e fundit dhe sfidën e radhës. E ardhmja jonë është nesër. Donnarumma e di se sa e rëndësishme është ndeshja e nesërme. Situatat individuale nuk tejkalojnë perspektivat e klubit. Maldini foli mirë javën e kaluar, duke i thënë gjërat siç janë në të vërtetë. Ne jemi të përqendruar në fushë”.

Në prag të ndeshjes kundër Genoa, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, u kthye në situatën delikate të portierit të datëlindjes 1999, të cilit pritet t’i skadojë kontrata në qershor. Nesër duhet suksesi, për të ruajtur ambiciet e deritanishme, mes titullit dhe zonës Champions: “Ne duam të kthehemi te fitorja në ‘San Siro’, pas një kohe të gjatë. Na duhet një performancë cilësore. Në ndeshjet e fundit kemi qenë më pak të kthjellët se zakonisht.

Na duhet të përballemi me një kundërshtar, që ka marrë trajner të ri për rezultate të rëndësishme. Provim pa Ibrën? Unë jam i bindur për rritjen e Leao. Jam me fat si trajner që ai është përmirësuar shumë më mirë se vitin e kaluar. Këto ndeshje do të jenë një provim për të gjithë, jo vetëm për Leao. Ne kemi një qëllim për të arritur dhe të gjithë jemi nën vëzhgim. Unë mendoj se ky qëndrim është i rëndësishëm.

“Mario Mandzukic? Unë mendoj se është një lojtar i fortë, me vlera të rëndësishme. Kroati është një lojtar i besueshëm dhe shumë konkurrues. Këto ndeshje janë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e të gjithëve ne, jo vetëm të individëve, por të grupit. Ibrahimovic? Kam pasur të njëjtin qëndrim me të, që kam adoptuar me lojtarët e tjerë, asgjë ndryshe në marrëdhënien tonë. Unë e pashë atë të vëmendshëm, të përfshirë, si gjithmonë. Nuk flasim shumë për të ardhmen, vetëm duhet të mendojmë për të tashmen tonë, asgjë tjetër. Nuk duam ta mbyllim kampionatin keq, të arrijmë një rezultat të shkëlqyeshëm që ka munguar prej vitesh. Tani le të mendojmë për ndeshjen e nesërme, kundër një kundërshtari që me siguri do të na krijojë vështirësi”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit