Pioli gëzon tifozët e Milanit: ul në stol titullarin e Gattusos dhe Giampaolos! Paqueta figura qëndrore!

15 Tetor 2019
16:48
back button

Me ardhjen në stol të Stefano Piolit, Milani do të ndryshojë sërish fytyrë dhe do të kthehet te skema e Gattusos dhe Montellas, me 4-3-3, por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me intepretuesit që do të zgjedhë ish-trajneri i Interit dhe Fiorentinas.

Sipas zërave të fundit dhe lajmeve që vijnë nga kuqezinjtë, pas 2 sezonesh ku ka qenë në fushë në 80% të ndeshjeve, Hakan Calhanoglu pritet të jetë i sakrifikuari i parë ose lojtari titullar që do të ulet në stol. Në ndryshim nga Gattuso dhe Giampaolo, Pioli ka ndër mend që të vendosë figurë të rëndësishme Lucas Paqueta, që ishte edhe nismëtari i përçarjes me ish-trajnerin, i cili e aktivizonte shumë pak.

Kështu, në mesfushë pritet që të luajë treshja Biglia-Kessie-Paqueta, teksa në të majtë të sulmit është një balotazh tresh mes Bonaventura-Leao-Rebic, edhe pse i preferuari mund të jetë portugezi, me Piatek në qendër të sulmit dhe Suson si zakonisht në të djathtë.

Në mbrojtje ndryshim nuk do të ketë, teksa Romagnoli-Musacchio në qendër, me Hernandez dhe Conti në të djathtë (sidomos pasi Calabria mori të kuq ndaj Genoas). Kështu, Calhanoglu pritet të ulet në stol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit