Pioli i gëzohet dhuratës nga qielli dhe karikon skuadrën

18 Janar 2020
15:34
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë të dielën në kampionat kundër Udinese-s.

Entuziazmi i tifozëve: “Tifozët po na japin një mbështetje të jashtëzakonshme, edhe të dielën duhet të përfitojmë nga kjo mbështetje, Duhet ta nisim fazën e dytë më mirë se të parën dhe të marrim një fitore para tifozëve tanë”.

Milan-i i shëruar: “Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, jemi mirë, duhet të përmirësojmë pozicionin në renditje. Faza e parë nuk ka qenë në lartësinë e duhur, kundër Udinese-s do të kemi mundësinë e parë”.

Ibrahimovic: “Po tregon se është një vlerë e shtuar për këtë skuadër, është një dhuratë nga qielli të kesh një lojtar të tillë në ekip. Kërkon të fitojë edhe ndeshjet stërvitore, ky është mentaliteti i duhur për Milan-in”.

Suso: “Unë kam besim tek ai, ka të gjitha karakteristikat për të qenë një lojtar i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit