Trajneri Stefano Pioli foli ne konference per shtyp pas ndeshjes ndaj Newcastle dhe barazimi 0-0. Ai u ndal te rezultati, paraqitja, Leao dhe gjendja e te demtuarve Maignan dhe Loftus Cheek.
“Keto ndeshje keshtu duhet te fitohen. Kemi pasur situata qe nuk i menaxhuam ashtu si duhet ta benim. Mungoi ai cinizem qe sherben ne keto sfida. Newcastle doli totalisht nga loja e tij sepse levizem topin shume.
Rasti me thember i Leaos brenda zone? Mendova se do të thyente porten dhe rrjetën duke e goditur fort. Madje pashe edhe Giroud që provon roveshaten në vend që të godiste me armen e tij me te forte, kokën.
Dashuruesit e futbollit e pëlqejnë Rafa sepse ai provon gjëra që nuk janë normale për lojtarët e tjerë. Ai bën gjëra që mund t’i bëjë dhe të tjera që nuk mundet.
Më vjen keq për djemtë, dhane gjithcka që kishin. Më vjen keq për tifozerine sepse na brohoritën gjatë gjithë ndeshjes. Më vjen keq sepse do të jetë një grup i vështirë dhe ne donim fitoren.
Falënderoj tifozët që më duartrokitën, i kuptoj edhe ata që më vershellejne. Nuk i finalizuam mirë disa raste mjaft të thjeshta. Per ritmin dhe ndeshjen nuk kam cfare them, kush e pa ndeshjen e di se u luajt nga Milani nga minuta e pare te e fundit…
Maignan tha se ndjente diçka të vogël prapa kofshes, ndërsa Ruben tha se kishte vetëm ngërç, në fakt po pergatitesha ta ndërroja…
Musah dhe Chukwueze duhet të luajnë, te kuptojne mekanizmat e ekipit. Por, u gjenden direkt gati dhe kjo me pelqen. Do të ketë mundësi për ta sepse ne luajmë çdo tre ditë tani. Kam shumë lojtarë, ndoshta kundër Veronas do te jene te tjere ne fushe”.