Pioli kujton rastet e krijuara nga Milani, Theo Hernandez kapet edhe me arbitrin!

15 Dhjetor 2019
17:53
back button

Pas barazimit ndaj Sassuolos, ka folur si trajneri i Milanit, Stefano Pioli ashtu edhe mbrojtësi Theo Hernandez, që nuk do të jetë ndaj Atalantas, ndeshjen e fundit të vitit…

“Na mungoi vetëm goli dhe ndjejmë hidhërim! Krijuam 9-10 raste gjatë gjithë ndeshjes, por duhet të ishim më të vendosur te kërkimi i golit. Djemtë dhanë maksimumin e tyre dhe shpenzuan të gjitha energjitë. Tani kemi një farë ekuilibri në fushë dhe kjo më pëlqen. Nuk kam vetëm 11 titullarë, por më shumë, janë të gjithë titullarë, edhe rezervat”, u shpreh Pioli.

Ndërkohë, Theo Hernandez tha se “ndoshta goli im mund të akordohej, pasi vërtet Kessie e prek edhe me dorë por nuk e rregullon thjesht është se e prek aty pasi e ka stopuar me gjoks… Nejse, arbitri e dha faull dhe nuk mund të themi asgjë. Por, nuk më pëlqeu mënyra se si jepte kartonë të verdhë, më kot dhe e ekzagjeruar. Më vjen keq që nuk fituam, topi nuk donte të hyntë në rrjetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit