Pioli largohet në fund të sezonit, Gazidis ka dy emra për stolin e Milanit!

25 Mars 2020
16:16
back button

Sezoni aktual i Milanit është krejtësisht i dështuar, kështu që te kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe puna ka nisur.

Ndryshime do të nisin që nga trajneri, ku Stefano Pioli do të largohet dhe kjo gjë është thuajse e sigurt. Sipas mediave pranë klubit kuqezi, drejtori ekzekutiv Ivan Gazidis, ka dy emra si kandidatë për stolin e Milanit.

Bëhet fjalë për Unai Emery dhe Luciano Spalettin. Ky i fundit ishte shumë pranë firmës me kuqezinjtë pas shkarkimit të Giampaolos, por kontrata që kishte në fuqi me Interin e pengoi. Tashmë, emri i Spalettit ka nisur të përmendet përsëri, së bashku me ish-trajnerin e Arsenalit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit