Pioli mesazh klubit pas kualifikimit në Champions: Nëse duam të jemi kompetitiv, duhen përforcime

29 Maj 2023
8:28
Telesport
back button

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, tashmë sheh nga e ardhmja pas fitores 1-0 ndaj Juventus, sukses që i dha kuqezinjve kualifikimin aritmetik në Champions League sezonin tjetër. “E ardhmja varet gjithnjë nga pritshmëritë dhe objektivat që dëshironi të arrini. Nëse duam të fitojmë kampionatin dhe të luftojmë në Champions League, skuadra duhet të përmforcohet këtë verë”, tha Pioli.

Kemi nevojë për lojtarë të fortë. Nëse duam të jemi konkurrues në të dyja kompeticionet na duhet një skuadër e nivelit të lartë. Nëse ndonjë nga ata që kanë ardhur vjet nuk kanë dhënë më të mirën e tyre, është faji i të gjithëve, duhet të mësojmë t’i presim ata. Milan është një klub i madh që duhet të vazhdojë në rrugën që beson”, tha Pioli.

Trajneri i kueqzinjve bën një bilanc të sezonit: “Liga e Kampionëve na dha shumë më tepër nga sa prisnim, por na dha shumë hidhërim sepse humbëm me Interin. Në kampionat, nga ana tjetër, sigurisht që bëmë më pak se sa mundëm”.

“Ishte viti i parë që u përpoqëm të luftonim në dy kompeticione dhe diçka mungonte. Shumë gjëra na kanë kushtëzuar, por tani le të shijojmë këtë rezultat dhe faktin që do të jemi në Champions League vitin e ardhshëm. Baza është solide, le ta shijojmë këtë fitore sepse fitimi këtu nuk është kurrë i lehtë”, tha Pioli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit