Pioli: Nuk i komentoj fjalët e pronarëve të klubit. Ibrahimovic? Është e çuditshme me të…

2 Mars 2024
9:31
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për DAZN, pas ndeshjes emocionuese Lazio-Milan 0-1, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, komentoi edhe fjalët e pronarit Gerry Cardinale, ditët e fundit, dhe rolin e Zlatan Ibrahimovic në klub.

Si i përjetoni fjalët e Cardinale?
Jetoj me shumë përqendrim, për ta bërë këtë sezon pozitiv. Nuk i kam komentuar asnjëherë fjalët e pronarëve, ata kanë të drejtë të bëjnë vlerësimet e tyre.

A ka harmoni me Ibrën?
Është e çuditshme me Zlatan. Ai ishte lojtari im, po e merr përsipër rolin e ri me vullnet dhe kompetencë. Jemi të kënaqur që ai është pranë nesh.

Një përmbledhje e ndeshjes?
Pjesa e parë e komplikuar, ku Lazio i mbylli mirë zonat dhe hapi krahët më shumë nga jashtë. Në pjesën e dytë bëmë më mirë. Më pas episodet patën ndikim dhe na lejuan ta fitonim ndeshjen. Megjithatë, qëndrimi ishte i shkëlqyer. Duhet ta shmangim nervozizmin në fund.

Një gjykim për Di Bello?
Nuk e kam parë në video penalltinë. Për përjashtimin e Pellegrinit? Pulisic është një djalë korrekt dhe e respektoi lojën, për sa kohë që arbitri nuk i bie bilbilit, loja vazhdon. Nuk mund të bënim asgjë ndryshe. Ishte një ndeshje e vështirë edhe për arbitrin. Duket se gjysmafaullet dënohen tej mase, futbolli është një sport kontakti, shumë kartonë të verdhë mund të shmangen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit