Pioli: Paqueta në merkato, Rebic ndjen keqardhje! Mbi Tonali dhe Diaz…

20 Shtator 2020
15:16
Telesport

Pasi mposhti Shamrock Rovers 2-0 në Europa League, sezoni  do të nisë zyrtarisht në Serie A ditën e hënë ku përballë do të jetë Bologna e Mihajlovic. Trajneri Stefano Pioli ka folur në një konferencë të gjatë për shtyp.

“Nesër do të jetë një ndeshje tjetër krahasuar me sezonin e kaluar, ata do të kenë motivimin maksimal por edhe ne e kemi. Për të synuar katër vendet e para duhet të fillojmë mirë, nuk mund të ndjekim gjithmonë, fillimi mirë është thelbësor, jemi të përqendruar në angazhim”.

“Në ndeshjet e para gjithmonë jam i shqetësuar, por gjithashtu mbetem i vetëdijshëm që e kam përgatitur ekipin mirë, por ndeshjet janë të paparashikueshme.

Në ndeshjen e parë kishte gracka, që vinin nga një ndalesë dhe disa miqësore të mira. Unë nuk kam dyshime për ekipin që stërvis, udhëtimi ynë filloi tetorin e kaluar, ne kemi identitetin tonë, një modul që lojtarët e pëlqejnë, por siguritë duhet të ri-propozohen. Duhet të jemi të bindur për cilësitë tona me shumë respekt për kundërshtarët tanë”.

“Të kesh presion është një privilegj, do të thotë që ke arritur nivele të caktuara, qëllimi ynë është të përmirësojmë sezonin tonë, por nuk duhet të mendojmë për objektivat. Duhet të jemi ambiciozë, ne jemi Milani, duhet të vazhdojmë të rritemi. Ne jemi një ekip shumë i ri me hapësirë ​​e bollshme për përmirësim”.

Si ju duken lojtarët e rinj?

“Përfshirja e tyre u lehtësua nga një grup i ngushtë që punon mirë dhe sakrifikon veten. Ata janë tre lojtarë cilësorë, Tatarusanu ka përvojë të madhe. Tonali dhe Diaz me talent dhe perspektivë absolute, do të jenë në gjendje të na ndihmojnë menjëherë”

Rebic – “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ka cilësi, forcë fizike, thellësi. Ai kompleton sulmin. E vuan faktin që nuk luan në Evropë, pasi është i gatshëm dhe i përgatitur për të mbështetur ekipin”

Titulli? – “Nuk e di, është e vështirë t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve tani, duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të tregojmë se jemi një ekip i fortë. Shpesh parashikimet bëhen që të provohet se nuk janë të drejta, Milani në dy kampionatet e fundit ka humbur javën e parë dhe duhet të synojmë të fitojmë”.

Paqueta – “Ai ka disa vështirësi për shkak të pozicioneve që zëmë në fushë, është një lojtar me karakteristika të veçanta, le të shohim se çfarë do të na tregojë merkato”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit