Pioli shpjegon konfirmimin te Milani: Ja si e mbajtën fjalën Gazidis dhe Elliott

10 Gusht 2020
10:11
Alfred Lleshi

Milani konfirmoi Stefano Pioli dhe nga sezoni i ardhshëm, drejtuesit kuqezinj presin një performancë të barabartë me atë të gjysmës së dytë të sezonit që sapo u mbyll. Trajneri italian, duke folur sot për “La Repubblica”, ka dashur të shpjegojë arsyen e konfirmimit të tij, duke zbuluar edhe marrëdhëniet me Gazidis dhe fondin “Elliott”:

“Drejtori i përgjithshëm, Gazidis, dhe fondi “Elliott” e mbajtën fjalën e tyre. Ata më thanë se do të gjykohesha në fund. Nuk kishte kuptim, as nuk ishte qëllimi im, të harxhoja energji për gjërat që nuk mund t’i kontrolloja. Në të vërtetë nuk u ula të shoh si luajnë skuadrat e Rangnick, kurrë. U përqendrova në punën time me lojtarët, me stafin, me Maldini, me Massara, me mjekët, me fizioterapistët. Krijuam unitet dhe kohezion në fazën shumë delikate të koronavirusit. Kjo na bëri të ndihemi gjithmonë të sigurt”.

Kuqezinjtë janë të parët për pikët e grumbulluara pas rikthimit (postCovid), por për Piolin nuk mjafton: “Në vitin 2020, vetëm Atalanta grumbulloi më shumë pikë. Ne vetëm humbëm derbin, pas një pjese të parë të shkëlqyeshme, dhe me Genoa, pas gjërave që ndodhën atë javë. Pastaj, fitoret në seri na dhanë më shumë shtytje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit