Pioli tërbohet me vendimin e arbitrit: “Nuk i qetësova dot lojtarët pas asaj…! Më mirë qe kemi Juventus dhe Inter

17 Janar 2022
21:37
Telesport
back button

Milani bie ne San Siro dhe nderlikon garen per Scudetto edhe me shume duke mos perfituar nga ndalesa e Interit por madje duke lene edhe piket…

Këto janë deklaratat e Stefano Piolit për Dazn në fund të ndeshjes se humbur ndaj Spezias.

Për gabimin e arbitrit Serra: “U përpoqa të qetësoja lojtarët dhe nuk munda dot. E dinim se na ishte bërë padrejtësi. Sa keq, përgjegjësitë janë tonat për golin e pësuar, por duhet të ndahen me drejtimin e arbitrit. E çuditshme, sepse ai nuk kishte fishkëllyer kurrë gjysmëfaulle. Nuk duhej të përfundonte 1-0 pjesa e parë, kishim shanse ta fitonim. Një mbrëmje e keqe”.

Për lojën: “Kur krijon 7-8 raste goli do të thotë që je në lojë. Provedel bëri shumë pritje. Ne patëm disa vështirësi në pjesën e dytë, por patëm situatat për ta fituar. Dhe më pas e humbëm”.

Spezia maceze e zeze? “Nuk duhet të na prekë. Është një shaka boshe që nuk ishte e nevojshme. Kemi humbur një mundësi. Nuk arritëm të fitonim që dëshironim dhe duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Të gjithë mund të kenë një ditë të keqe dhe ne duhet t’i rikthehemi vrapimit shpejt”.

Për Bakayoko dhe Krunic: “Ne ndërtuam me Bakayoko mes linjave. Është fakt që nuk i kishin fare mekanizmat perfekt. Pas një disfate të tillë është mirë të kemi ndeshje të rënda si Juventus dhe Inter që do të na ndihmojnë të rikthehemi”.

Reagii? “Kështu duhet të jetë. Pas një ndeshje kaq negative për sa i përket rezultatit dhe si ka ardhur, duhet të reagojmë. Nuk e meritonim humbjen. Duhet të bënim më mirë në golin e parë të pësuar. Ndeshjet mund të fitohen edhe 1-0”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit