Milan do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Bresicas, për llogari të javës së 21-të të Serie A. Kuqezinjtë kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë e dy fitoreve të fundit në kampionat ndaj Cagliarit dhe Udineses, me trajnerin Pioli që duket se i ka idetë e qarta sa i përket formacionit.
Në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Udineses, kuqezinjve i rikthehet dy lojtarë të rëndësishëm si Musachio dhe Calhanoglu. Të dy këta pritet që ta nisin si titullarë dhe kjo gjë i ka tërbuar jo pak tifozët e Milanit. Kjo për faktin sepse nëse Calhanoglu luan si titullar, atëherë heroi i momentit, Ante Rebic do ta nisë nga stoli përsëri.
Kroati shënoi dy gola në përmbysjen e madhe ndaj Udineses fundjavën që lamë pas dhe duket se i ka ndezuar motorët tashmë, por për trajnerin Pioli i preferuar mbetet Calhanoglu. Përveç futjes së turkut dhe Musachios në vend të Kjaer, asgjë tjetër nuk ndryshon në krahasim me ndeshjet e fundit. Conti mbetet zgjedhje e parë në krahun e djathtë, ndërsa sulmi nuk ndryshon, me Leao dhe Ibrahimovic që luajnë krah njëri-tjetrit.
MILAN (4-4-2): G. Donnarumma; Conti; Musacchio; Romagnoli, Theo; Castillejo; Kessie; Bennacer; Calhanoglu; Ibrahimovic; Leao.