Pioli thërret Mandzukic: E gjeta shumë mirë, mund të luajë bashkë me Ibrën

22 Janar 2021
14:55
Alfred Lleshi

Sprint dimëror për Milanin, i cili thjesht nuk duhet të humbasë në shtëpi kundër Atalantës për ta mbyllur fazën e parë përpara Interit, si kampion dimri. Stefano Pioli, gjithashtu do të jetë në gjendje të llogarisë blerjen e re, Mario Mandzukic, i grumbulluar menjëherë, edhe pse nuk është ambientuar plotësisht me skuadrën: “Ai u përshtat menjëherë mirë, tashmë ka punuar në Itali. Mandzukic ka një mentalitet europian. Fizikisht e gjeta shumë mirë. Nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, por është mjaft i etur të rikthehet”.

Trajneri nuk përjashton që kroati të luajë bashkë me Ibrahimovic, por vetëm pasi Mario të ketë gjetur formën më të mirë: “Është një mundësi, Mandzukic duhet të gjejë ritmin dhe formën optimale, fillimisht. Ai doli me idenë për të luajtur edhe me Zlatan. Ne duam të kemi alternativa të vlefshme dhe të përpiqemi të mos u japim pika referimi kundërshtarëve”.

Në fund, Pioli i përgjigjet Gasperinit, i cili kishte folur për penalltitë e shumta të dhëna për Milanin: “Ne luajmë futboll sulmues, shpesh jemi brenda zonës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë kaq shumë penallti dhe kemi goditur kaq shumë shtylla portash. Unë kam respekt të madh për klasën tonë të gjyqtarëve, ata po bëjnë më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit