Pioli: Titulli është një pikënisje. Klubi e di shumë mirë se çfarë të bëjë

28 Qershor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Stefano Pioli foli për sezonin që do të vijë, i cili do ta shohë Milanin të nisë me titullin të qepur në gjoks. “Të hënën do të fillojmë përgatitjet me shumë entuziazëm, – shpjegoi trajneri.

– Kemi bërë diçka të veçantë, por duhet të jetë vetëm një pikënisje. Ne i dimë vështirësitë që do të hasim në Itali dhe në Evropë. Pastaj klubi e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë”.

Trajneri nuk ka shqetësime për merkaton: “Çfarë pres? Pres të rifilloj më 4 korrik me shumë entuziazëm, më kanë munguar lojtarët e mi. Do të jetë një sezon i vështirë, do të përpiqemi të jemi në lartësinë e duhur”.

Karriera e tij si trajner: “Kam ndryshuar nga fillimi. Nga përvojat pozitive dhe negative mëson shumë. Tani jam më i pjekur dhe më i vetëdijshëm për aftësitë e mia.

Nuk jam më shumë i ri, por brenda ndihem i ri. Kam shumë pasion dhe dëshirë për t’i bërë gjërat me entuziazëm, për t’u rritur dhe përmirësuar. Shpresoj që të më presë ende një e ardhme e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit