Pippen kundër Jordan: “Nuk jemi miq!”. Djali i Michael i “rrëmben” ish-bashkëshorten

16 Nëntor 2022
12:00
Telesport
back button

Në librin e publikuar pak ditë më parë me titull “Unguarded”, ish-basketbollisti Scottie Pippen, ka shkruar: “Unë dhe Michael Jordan nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë miq”.

Në këtë libër, Pippen ka sulmuar ashpër ish-shokun e tij të skuadrës te Chicago Bulls, Michael Jordan, i konsideruar si më i madhi në histori. Dy basketbollistët kanë luajtur me njëri-tjetrin në vitet 1987-1993 dhe më pas në periudhën 1995-1998.

Nuk e fal për mënyrën se si më ka trajtuar mua dhe shokët e mi të skuadrës në “The Last Dance”, pasi gjithë atyre që kemi kaluar së bashku, për atë që ne kemi bërë që marka e tij të jetë kaq e fuqishme sot”, tha Pippen.

Një marrëdhënie e vështirë mes dy ish-lojtarëve, që sot është bërë edhe më delikate, sidomos pas lajmit se Marcus Jordan, djali i Michael, shoqërohet me Larsa Pippen, ish-bashkëshortja e Scottie.

Dyshja ka nisur të frekuentohet në vjeshtën e këtij viti dhe janë parë disa herë së bashku në Rolling Loud të Nju Jorkut dhe më pas në South Beach. 48-vjeçarja Larsa Pippen kishte mohuar se mes saj dhe Marcus Jordan (31 vjeç) të ketë një lidhje. Dalja e fundit në një diskotekë në Majemi konfirmon se mes tyre ka diçka më shumë se një flirt…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit