Piqué alarmon Barcelonën, në rrezik Interi dhe “El Clasico”

2 Dhjetor 2019
13:46
Alfred Lleshi
back button

Nuk pati vetëm lajme të mira për Ernesto Valverde dhe Barcelonën nga sfida e “Wanda Metropolitano”. Natyrisht, lumturia nuk mungon prej fitores 1-0 ndaj Atletico Madrid, rivalit direkt për titullin në La Liga. Para supergolit të Lionel Messit, në minutën e 77-të, blaugranët u tronditën nga dëmtimi i Gerard Piqué. Qendërmbrojtësi ishte “viktimë” e një dëmtimi në gju, pas një përplasjeje të fortë me Vitolo.

Pasi u përpoq në fillim ta vazhdonte ndeshjen, Piqué u desh të dorëzohej. Pastaj u zëvendësua nga Umtiti. Një situatë që i shqetëson katalanasit, nëse mendojmë se më 10 dhjetor, Barça (edhe pse tashmë e ka të sigurt vendin e parë në Grupin F) do të përballet me Interin në “San Siro”, në Ligën e Kampionëve, por mbi të gjitha ka “El Clasico” më 18 dhjetor, kundër Real Madridit. 

Një makth i vërtetë për Valverde, që ka kryqëzuar gishtat në pritje të kontrolleve mjekësore të shtyllës së prapavijës së skuadrës katalanase. Përplasja ishte e fortë në gju, dhimbja e madhe, përpjekja për të vijuar dështoi, ndaj rezultatet ekzaminuese nuk priten edhe aq të mira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit