Pique dhe lamtumira nga futbolli, problemi ishte… dielli

19 Mars 2023
15:35
Denis Hakanaj
back button

I intervistuar për El Pais, Gerard Pique, ish-lojtar i Barcelonës dhe menaxher i Kings League, ka folur për situatën aktuale të klubit katalanas dhe rrëmujën ligjore mes vetë klubit dhe Negreira-s.

“Asgjë nuk ka ndodhur me lojtarët. Unë kurrë nuk kam kërkuar asgjë. Të tjerë që njoh i kanë kërkuar kundërshtarit referime dhe ndoshta disa i kanë kërkuar gjyqtarëve. Nuk e kam idenë. Është një temë që shkakton komplote dhe tituj në gazeta”.

Kosmos, kompania e Gerard Piqué, është kujdesur së bashku me Federatën Spanjolle që të dërgojnë Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. Çështja ka bërë bujë dhe madje gjyqtari që po heton për parregullsitë e supozuara të kësaj marrëveshjeje i ka kërkuar Piques kontratën e Rubiales me RFEF për t’ia sjellë trofeun vendit arab. “Është një nga operacionet më të mira në historinë e Federatës dhe jam shumë krenar për këtë”.

Është folur shumë për marrëdhëniet mes Piqué dhe Laporta dhe ish-mbrojtësi i katalanasve pranon se ka pasur momente tensioni në të kaluarën: “Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me Joan-in që nga viti 2008. Gjithmonë kemi thënë gjithçka për njëri-tjetrin.

“Ka pasur momente tensioni si në çdo marrëdhënie të gjatë dhe besimi. Jemi si gjithmonë, edhe nëse kur një lojtar tërhiqet ka biseda të vështira”.

Më pas për arsyet e tërheqjes, ai ka shtuar: “Kisha shumë vite që isha atje dhe çdo herë e kisha të vështirë të shkoja në fusha të ndryshme, nëse më vendosnin ndeshje në orën 16:00 pas ngrënies dhe me diell ishte e vështirë për mua. Nuk isha entuziast, kisha nevojë për sfida të reja. Nuk po argëtohesha dhe mora vendimin e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit