Pique dhe Shakira, betejë ligjore edhe për “lodrën” e tyre 20 milionë dollarëshe

15 Gusht 2022
10:13
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa personi mesatar nuk do të mendonte kurrë për mosmarrëveshje të tilla, të famshmit kanë probleme që do të ishin të paimagjinueshme për njerëzit e zakonshëm. Marrëdhënia mes Shakirës dhe Gerard Pique ishte një nga më të njohurat në botën e të famshmëve.

Ajo që Pique ka fituar nga puna e tij në Barcelonë nuk ka asgjë për t’u pasur zili nga shifrat stratosferike që këngëtarja e njohur thuhet se përfiton çdo vit, kryesisht për shkak të emisioneve të saj “live”.

E vërteta është se mes të dyve ata kanë krijuar një pasuri që i ka lejuar të kenë edhe një avion privat. Nëse pas ndarjes së tyre, shqetësimi më i madh është se kush do ta ketë kujdestarinë e fëmijëve, tani, pasi kjo çështje është zgjidhur, ka ardhur koha të ndahen të mirat materiale që çifti ka grumbulluar në 10 vite së bashku.

Si shumë prej këtyre historive të të famshmëve, informacioni vjen nga gazetarë që janë të informuar për punët e çiftit. Në këtë rast ka qenë Juan Carlos Ortega nga ‘Prensa Libre’, ai që ka dhënë informacionin për mosmarrëveshjen e fundit mes ish-çiftit.

Me sa duket, argumenti sillet rreth një “Learjet 60XR”, avion privat që mund të strehojë deri në 10 pasagjerë dhe aktualisht vlen rreth 20 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të mediave, avioni ka një dhomë gjumi dyshe, një dhomë ngrënie familjare dhe një dhomë ndenjeje me TV, të gjitha lehtësitë për udhëtime familjare.

As Shakira dhe as Pique nuk duan të heqin dorë nga ky mjet luksoz transporti, i cili nuk është një shpenzim që nuk mund ta përballojnë edhe veç e veç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit