Pique humbi marrëveshjen e dekadës, u dogj për çështje kohe

10 Tetor 2019
10:21
Eraldo Harlicaj
back button

Gerard Pique po mendon për profesionin e ardhshëm jashtë futbollit. Mbrojtësi i Barcelonës e ka kuptuar se nuk i kanë mbetur dhe shumë vite në futboll, pasi është 32 vjeç dhe duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjë pas sportit.

Ai do të vazhdojë rrugën e biznesit dhe në verë kërkoi të bënte një goditje “big”. Pique donte të blinte klubin më të vjetër në botë Notts County. 32-vjeçari pati bisedime me ish-presidentin e klubit Alan Hardy, por spanjolli nuk pati kohë të mjaftueshme që të zgjidhte problemet financiare të klubit. Historikët e Anglisë u shitën drejt një grupi tjetër investitiorësh.   

Lojtari humbi një rast të mirë. Pique ka nisur që tani të investojë në klube, pasi grupi i tij “Pique’s Kosmos Global Holding” ka marrë në pronësi klubin e FC Andorra dhe Gimnastic Manresa. FC Andorra u ble në dhjetorin e 2018 dhe tashmë e sheh veten në Segunda Division B, ndërsa këtë verë Pique bleu Gimnastic Manresan. 

   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit