Pique këshillon Haaland: Nëse do të fitojë Topin e Artë, nuk mund të luajë në një ekip me…

3 Shkurt 2022
16:16
Denis Hakanaj
back button

Gerard Piquem mbrojtësi veteran i Barcelona-s, i ka dhënë një këshillë yllit të Borussia Dortmund, Eerling Haaland, në lidhje me të ardhmen e tij.

Norvegjezi pritet të largohet nga verdhezinjtë në fundin e këtij sezonit dhe duket se preferenca e tij është Real Madrid, por Pique beson se transferimi në Madrid do të ishte një gabim.

“Nëse unë do të isha në vendin e Haaland dhe do të doja të fitoja Topin e Artë, nuk do të shkoja tek e njëjta skuadër si Kylian Mbappe”, ka thënë Pique për Fotball Espana.

Francezi flitet se ka një marrëveshje me Los Blancos për sezonin e ardhshëm dhe dy yjet e futbollit, sipas fjalëve të Pique, mund të kthehen në një pengesë për njëri-tjetrin nëse do të luanin në të njëjtën skuadër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit