Pique, “përndjekja” vazhdon… Shakira është gati të lançojë një këngë të re kundër tij

26 Janar 2023
8:05
Alfred Lleshi
back button

Vazhdon hakmarrja e Shakirës ndaj Gerard Piqué. Pas ‘Music Session #53’, e cila u bë “virale” brenda pak orësh, këngëtarja kolumbiane është gati të lançojë një këngë të re kundër ish-futbollistit të Barcelonës.

Mediat ndërkombëtare e bëjnë këtë gjë të ditur. Mesa duket kënga e re do të publikohet më 2 shkurt, ditë në të cilën Shakira dhe Piqué festojnë ditëlindjen.

“Ajo do të këndojë së bashku me Karol G, videoklipi tashmë është incizuar. Shakira do të kthehet për të sulmuar ish-partnerin dhe të dashurën e tij të re Clara Chia Marti. Kënga do të jetë më eksplicite se ajo e mëparshme”, – tha një burim.

Vitin e fundit Shakira ka folur në dy emisione për përfundimin e marrëdhënies së saj të gjatë me Piqué: ‘Te felicitò’ me Rauw Alejandro dhe ‘Monotonia’ me Ozuna.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit