Pique “shpall pavarësinë”: Më mirë vdes sesa firmos me Real Madridin

1 Dhjetor 2021
11:53
Alfred Lleshi
back button

Gerard Pique u ngacmua me një pyetje hipotetike, nëse do të ishte gati të firmoste me Real Madridin: “Është e pamundur. Nuk më jep asgjë, është e pamundur. Më mirë të vdes sesa të shkoj te Real Madridi. A e kam numrin e telefonit të Florentino Pérez? Nëse nuk e ka ndryshuar, e kam. Jo për vite me radhë, por ka qenë një kohë kur kemi folur për një çështje personale”.

Pastaj iu desh të zgjedhë mes Botërorit të fituar me Spanjën dhe Champions-it me Barcelonën: “Fitimi i Kupës së Botës me Spanjën ishte më e mira, sepse ishte hera e parë që ndodhte në histori. Triumfi i Champions-it me Barçën, në finalen e Romës, ishte gjithashtu më i miri. Unë do t’i vendosja në të njëjtën lartësi këto dy trofe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit