Pirateri me ndeshjet e Premier Ligës, burgosen 3 persona

21 Mars 2019
16:24
back button

Tre operatorë të një organizate që ofronte akses ilegal për të parë ndeshje të Premier Ligës angleze në më shumë se 1000 shtëpi, klube e pabe në Angli e Uells gjatë dekadës së fundit, janë dënuar me 17 vite burg në total.

Steven King ishte kreu i grupit që shiste aparatura Dreambox dhe është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. Paul Rolston është dënuar me 6 vite e 4 muaj dhe Daniel Malone me 3 vite e 3 muaj, nga një gjykatë në Warwick, Angli.

"Kompanitë mashtruese kanë fituar më shumë se 5 milionë sterlina nëpërmjet aktivitetit të paligjshëm", thuhet në një komunikatë për mediat nga Premier Liga. Në Angli të drejtat e transmetimit të Premier Ligës i kanë Sky dhe BT.

Pirateria televizive është një plagë e vjetër dhe vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm edhe sitet që transmetojnë ndeshje të vjedhura, anembanë botës. Edhe në Shqipëri pirateria televizive ka vite që është kthyer në makth për televizionet që blejnë të drejtat e transmetimit të ndeshjeve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit