“Pirati yt ka mbaruar”, Muriqi i rrëfehet tifozit

21 Nëntor 2021
12:34
Denis Hakanaj
back button

Lazio është në vështirësi pa Immobile, nuk shënon dhe nuk fiton.

Treshja Zaccagni, Felipe Anderson dhe Pedro nuk ka arritur të vërë në vështirësi Szczesny në ndeshjen kundër Juventus-it.

Dhe kur ka hyrë në fushë, as Muriqi nuk ka arritur të kthejë ndeshjen, duke u ndalur nga Bonuçi dhe De Ligt.

Qqendërmbrojtësi kosovar ka shkuar pak centimetra larg golit të barazimit dhe disa tifozë kanë shprehur (përsëri) pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, ka nga ata që i kanë dalë në mbrojtje Muriqit, i cili është përgjigjur.

Një tifozi të Lazio-s, që ka shkruar: “Përshëndetje Bishë, nuk ka funksionuar”, ndoshta duke iu referuar aventurës zhgënjyese deri tani me bardhekaltrit, Muriqi i është përgjigjur në këtë mënyrë:

“Faleminderit që je gjithmonë në krahun tim vella, Pirati yt ka vdekur (piskologjikisht)”.

Një pranim i rëndësishëm që shpreh një ndjenjë depresioni dhe një trishtim të thellë të përjetuar nga Muriqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit