Pirlo fiton “trofeun” e parë në stolin e Juves, shpallet trajneri më seksi i Serie A

17 Shtator 2020
15:48
Alfred Lleshi
back button

Andrea Pirlo po përgatitet të debutojë në rolin e trajnerit të Juventusit. Fillimi i kampionatit është afër dhe, në pritje të debutimit të tij në pankinën bardhezi, në ndeshjet zyrtare, ish-mesfushori ka arritur një “fitore” të pare. Sipas një sondazhi të kryer nga portali i takimeve (njohjeve) “Joyclub”, në fakt, ai u votua si trajneri më seksi i Serie A. Pirlo përfundoi i pari në këtë renditje speciale, duke mbledhur 23% të preferencave.

Në podium ka vend edhe për Eusebio Di Francesco të Cagliari (i dyti, me 15% të votave) dhe Filippo Inzaghi i Benevento (i treti, me 14% të votave). Jashtë podiumit, gjithsesi, mbeti Gennaro Gattuso, në vendin e katërt, me 10.17% të votave, i ndjekur nga Paulo Fonseca i pesti dhe Antonio Conte i gjashti, me nga 6.36% të votave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit