Pirlo gjen dhe sulmuesin e ri, Juventusi do lojtarin e Serie A

18 Janar 2021
20:34
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi po mendon për merkaton dhe një emër sulmuesi ka dalë në skenë. Fjala është për Eldor Shumurodov, i cili luan me ekipin e Genoas.

Calciomercato.com bën me dije se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë në bisedime me drejtuesit e Genoas. Ata e vlerësojnë shumë lojtarin e Genoas dhe e duan në skuadër.

25-vjeçari ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist pas 12 ndeshjesh në Serie A. Juventusi është gati të rrëmbejë sulmuesin dhe t’ia vendosë në dispozicion trajnerit Andrea Pirlo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit