Pirlo “hap zemrën”; tregon mesfushorin më të mirë, me të cilin ka luajtur

2 Prill 2020
12:03
Alfred Lleshi
back button

Andrea Pirlo me siguri nuk ka shumë rivalë në garën hipotetike të mesfushorit më të mirë të 20 viteve të fundit. Për këtë arsye, një kompliment i bërë prej tij, veçanërisht nëse vjen për një koleg të reparit të tij, vlen dyfish. Mos harroni, po flasim për dy mesfushorë, që bënë historinë e Milanit në mijëvjeçarin e ri, jo vetëm për dy lojtarë të zakonshëm.

Gjatë një komunikimi në Instagram me mikun dhe ish-partnerin e tij, Massimo Ambrosini, Andrea Pirlo vlerësoi Clarence Seedorf: “Mesfushori më i fortë, me të cilin kam luajtur ndonjëherë, mendoj se është Seedorf. Nëse e kaloje atë… Ju e dini se atij nuk mund t’i bëjë asgjë me topin midis këmbëve. Pastaj, kishte ndeshje kur i niste aksionet për bukuri. Megjithatë, në shumicën e kohës ishte mesfushor-shkatërrues, kishte gjithçka. Ishte shumë i fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit