Pirlo: Interi nuk i ka cilësitë tona. Nëse nuk luan përmendësh, nuk di çfarë të bëjë

26 Nëntor 2021
13:52
Alfred Lleshi
back button

Është duke u diskutuar shumë seriali i “Amazon Prime Video” kushtuar sezonit 2020-2021 të Juventusit të drejtuar nga Andrea Pirlo. Në fakt, ka një sfond interesant për punën e trajnerit të Juventusit me ekipin. Në veçanti, në intervalin e ndeshjes së parë të Kupës së Italisë në “San Siro” kundër Interit të Contes (më vonë fitoi Juve 2-1), trajneri i Juventusit shqipton këtë fjali që tingëllon si një shigjetë drejt vetë ish-trajnerit zikaltër:

“Interi nuk e kanë cilësinë tonë. Të gjitha veprimet e zikaltërve janë të memorizuara (automatizuara). Nëse iu bllokojmë veprimet e mësuara përmendësh nuk dinë çfarë të bëjnë”. Këto janë fjalët e Pirlos drejtuar lojtarëve, që përbëjnë një akuzë indirekte për Antonio Conte dhe me siguri do t’i bëjnë njerëzit të diskutojnë.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit