Pirlo “krasit” Juventusin, ja senatorët me valixhe gati…

13 Gusht 2020
10:16
Alfred Lleshi
back button

Juventusi i ri i Andrea Pirlos fillon të marrë formë dhe jetë. Padyshim që do të jetë një ekip më i ri, siç konfirmohej nga Andrea Agnelli pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. Do të jetë gjithashtu një skuadër më e lehtë nga pikëpamja e angazhimeve të rënda financiare (pagat).

Pas largimit të Blaise Matuidi, në fakt, Juventusi synon të skarcojë një mesfushor tjetër, i cili kaloi më shumë kohë në infermieri sesa në fushë sezonin e kaluar: Sami Khedira. Sipas “Tuttosport”, ai do të ndjekë gjurmët e Matuidi. Gjermani do të dëshironte të qëndronte në Torino, por klubi bardhezi është duke kërkuar një zgjidhje për ta shitur, ose për t’ia ndërprerë kontratën.

Ka kohë për të gjetur një ekip, ndoshta në Gjermani. Khedira arriti si në një transferim falas, kështu që nuk do të kishte asnjë problem nëse “Zonja e Vjetër” e humb falas. referuar pagës që merr, ai peshon pak më shumë se 12 milionë euro bruto. Pas tij në listë do të ishte edhe Gonzalo Higuain, me një situatë shumë të ngjashme. Me një vit me kontratë të mbetur, sulmuesi duhet të gjejë ekip, që mund të paguajë diçka për kartonin e tij.

Pas interesimit të River Plate, disa muaj më parë, asnjë ekip nuk ka bërë hap konkret drejt tij. “Pipita” pritet të ndiqet nga Mattia De Sciglio, një tjetër lojtar që mes dëmtimeve dhe shfaqjeve të luhatshme nuk e bind Juventusin. Në janar ishte gati shitja e tij te PSG, ndaj “Zonja e Vjetër” pret për ndonjë ofertues të ri.

Douglas Costa është në mesin e atyre lojtarëve, që Juventusi nuk do të dëshironte ta largonte, por pasiguria e tij fizike detyron klubin të bëjë vlerësime. Në bilanc peshon 21 milionë euro, kështu që është e mundur të realizohet një fitim kapitali me shitjen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit