Pirlo merkato në Gjermani, do dy lojtarët e Bayern Munchen

26 Janar 2021
17:07
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk po bën mirë në krye të ekipit italian. Ai dëshiron që të afrojë futbollistë të rinj dhe ka hedhur shikimin nga Gjermania.

Numri një i stolit do dy talente të ekipit të Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë duan të afrojnë mesfushorin Corentin Tolisso dhe Joshua Zirkzee. Mesfushori 26-vjeçar nuk po luan shumë dhe Juvja e sheh si alternativë të mirë. 

Në krahun tjetër, 19-vjeçari po ashtu nuk ka patur shumë hapësirë, prandaj Pirlo po mendon që ta afrojë në ekip. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh, pasi duket e vështirë që Bayerni të japë dy futbollistë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit