Pirlo nuk e do mesfushorin, lojtari nuk do të largohet

13 Gusht 2020
20:45
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, u afrua në stol me shumë dyshime, por duket se ka nisur revolucionin në kampin e kampionëve të Italisë. Ai largoi Blaise Matuidi para pak ditësh, ndërsa tani i ka komunikuar një tjetër lojtari se nuk e ka në plane.

Italiani i ka bërë me dije gjermanit Sami Khedira se duhet të gjejë ekip të ri, pasi nuk e do në skuadër. Mesfushori ka vuajtur shumë në dy vitet e fundit pasi ka qëndruar më shumë i dëmtuar se sa ka luajtur.

Pirlo nuk e dëshiron 33-vjeçarin dhe drejtuesit po mundohen t’i gjejnë ekip të ri. Situata duket e vështirë, pasi lojtari ka dhe një vit kontratë. Khedirën nuk e do askush, prandaj mund të respektojë kontratën me Juven.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit