Pirlo rifiton “shigjetën”, merr lajmin e madh para Napolit

20 Janar 2021
14:56
Alfred Lleshi
back button

Juan Cuadrado do të jetë i pranishëm në protokollin që Juventusi do t’i dorëzojë gjyqtarit Valeri sonte për finalen e Superkupës së Italisë. Kolumbiani, i cili ishte me Covid-19, qysh para ndeshjes kundër Milanit, më 6 janar, është negativizuar dhe vihet në dispozicion të trajnerit Pirlo, pavarësisht se nuk u përfshi në listën e skuadrës dje. Këtë mëngjes ai u bashkua me shokët bardhezinj në kampin stërvitor dhe do të jetë në gjendje të luajë kundër Napolit.

Juve, Cuadrado guarito dal Covid: convocato per il Napoli

Pas një ndalese prej gati dy javësh, ka të ngjarë që ai të fillojë nga stoli, por nuk duhet të përjashtohet mundësia që të paktën për një pjesë loje ta shohim në fushë. Me qëllim kryesor kthimin në kampionat, shërimi i Cuadrado është një lajm i mirë për Pirlon, i cili gjen përsëri “shigjetën” e tij, një nga lojtarët më të vlerësuar në pjesën e parë të sezonit. Mbeten të padisponueshëm prej Covid-19 dy të tjerë; De Ligt dhe Alex Sandro, ndërsa Dybala dhe Demiral janë të dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit