Pirlo: Tani mendojmë për Interin, klubet e Serie A të marrin shembull nga Juventusi

28 Janar 2021
9:01
Alfred Lleshi
back button

Duke pushtuar Superkupën e Italisë dhe me fitoren kundër Bologna në kampionat, për të rikuperuar pikë ngarivalët e “Scudetto”, Juventusi vazhdon të gjejë vazhdimësi pas zhgënjimit kundër Interit në “Derby d’Italia”. Këtë herë ishte SPAL, ai që u kapërcye në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

“Poker”, me një rotacion të madh nga Pirlo, i lejuan Juventusit të mposhtte ekipin emilian dhe të fluturonte në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku përsëri do të përballet me Interin, i cili kaloi Milanin në çerekfinalen e nxehtë derbi.

Në fund të Juventus-SPAL, Pirlo tha se ishte i kënaqur me të tijtë: “Qëllimi ynë ishte të kualifikoheshim dhe t’i qaseshim lojës me vëmendjen e duhur. Ne e kemi zakon që të luajmë çdo tri ditë. Na pret një angazhim i rëndësishëm kundër Sampdoria, ndaj tani shohim nga “Marassi”.

Shumë të rinj italianë në fushë për Juventusin, Pirlo duartroket klubin dhe i dërgon një mesazh: “Juventusi ishte klubi i parë dhe i vetëm që bëri ekipin e dytë, ishte një zgjedhje e mirë për rritjen e lojtarëve. Ne duhet ta hapim mendjen në këtë drejtim, shpresoj edhe klubet e tjera. Do të ishte e rëndësishme që të kishte skuadra të tjera të dyta”.

Lidhur me kampionatin, këtë herë Juventusi duhet të ndjekë: “Edhe në vitin e parë ne qëndruam pas dhe fituam, kjo nuk na krijon ndonjë problem. Varet nga ne, kemi shumë ndeshje për të luajtur. Derbi në Kupën e Italisë? Po, është afër, është qëllimi ynë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit