Pirlo zbulon dobësinë e Ajax-it dhe favoritët për Champions-in

17 Mars 2019
20:51
Denis Hakanaj
back button

Andrea Pirlo, ish-ylli i Italisë, është kthyer të flasë për fitoren e madhe të Juventus-it në Champions League kundër Atletico Madrid. "Juventus luajti një ndeshje të madhe. Kjo skuadër është e ndërtuar për të fituar Champions League dhe e tregoi. Cristiano është një fitues dhe është mësuar të luajë në ndeshje të tilla", ka thënë ish-lojtari i Juventus-it. 

"Allegri? Max e ka studiuar shumë mirë ndeshjen. Pozicionimi i Emre Can në mbrojtje ka qenë lëvizja vendimtare. Një kthim i imi tek Juventus? Nuk është e vërtetë se do të drejtoj skuadrën Under 23 të bardhezinjve. Nuk kam vendosur akoma se çfarë do të bëj". 

"Champions League? Mendoj se është një garë mes Barcelona-s, Juventus-it, Liverpool-it dhe City-t. Skuadra e Barçës që na mundi ne në 2015-ën më duket se ka qenë më e fortë se kjo e sotmja. Ajax-i? Më ka bërë përshtypje, luan shumë mirë. Janë të rinj, por mendoj se janë të dobët fizikisht", ka thënë Pirlo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit