Pishinë e SPA? Fiksimi i çmendur i CR7 në 02:30 të mëngjesit është një tjetër

17 Janar 2020
20:45
back button

“Më kujtohet që po ktheheshim nga Kina në Madrid dhe unë ëndërroja vetëm SPA në shtëpinë e tij”. Një kapitull i ri zbulohet në lidhje me fiksimin e çmendur të Cristiano Ronaldos dhe dedikimin e tij me stërvitje.

Një fakt ky i theksuar në kohë nga shumë shokë dhe ish-shokë skuadre të portugezit. Tani është rasti i Jose Semedo, mbrojtësi i Vitoria Setubal, mik i Ronaldos, që për “Record” ka risjellë nga e kaluara këtë episod.

“Thuajse kishim mbërritur piloti na kishte komunikuar se mbetej edhe një orë nga zbritja. I kisha këmbët e lodhura, mezi prisja të zhytesha në ujë dhe të më masazhonin”.

“Ndryshe nga sa mendoja, mbërritëm në Madrid kur ishte ora 02.:30 e mengjesit. Ai shkoi në dhomën e tij dhe u përgatit, kishte marrë një palë pantallona të shkurtëra dhe mis solli në dhomën time duke më thënë: Seme, dalim të vrapojmë”.

“Unë e pashë dhe nuk dija si ti thoja jo. U përgatita dhe mendova: Ky është i çmendur. Në 02:30 të mëngjesit po vraponim përreth shtëpisë së tij si të çemdnur, në vend që të shlodheshim në pishinë”, tregon Semedo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit